Beyonce ka probleme me emrin e vajzës së saj

Mediale Vip

Beyonce ka probleme me emrin e vajzës së saj

Më: 12 maj 2017 Në ora: 07:29
Beyonce dhe Blue Ivy

Beyonce nuk ka të drejtë të tregtoj disa produkte të ndryshme me emrin e vajzës së saj, kjo sipas një kompanie që tashmë mban këtë emër.

Kompania “Blue Ivy”, ka dorëzuar dokumentacionet e nevojshme me qëllim që të bllokoj kompaninë e Beyonce-s, të tregtoj me këtë emër.

Beyonce ka kërkuar që të vendosë nën pronësi të saj emrin “Blue Ivy Carter”, për disa produkte, si kozmetikë, pajisje telefonike, video lojëra etj.

Kjo është hera e dytë që kjo kompani, e cila është funksionale qysh tre vite para se Jay Z dhe Beyonce të sillnin në jetë Blue Ivy, do të bllokoj çiftin për përdorimin e këtij emri për qëllime tregtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat