Pasditja e këtyre tezeve është ajo që kemi ëndërruar të gjithë

Mediale Vip

Pasditja e këtyre tezeve është ajo që kemi ëndërruar të gjithë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 21:32
Era, Lori dhe Adelina

Ndonëse të gjithë themi se nuk ka ndjesi më të bukur sesa kur merr fëmijën në krah, sërish ka një ndjesi që konkurron të parën.

Bëhet fjalë për nipërit dhe mbesat.

Të gjithë ata që kanë pasur mundësinë (dhe fatin) të bëhen teze, hallë, xhaxha apo dajë shprehen se të pasurit e një mbese apo nipi është gjëja më e bukur që mund të kenë përjetuar ndonjëherë.

Besojmë se këtë gjë mund të na e thonë edhe Era, Lori dhe Adelina, të cilat pasditen e sotme e kanë kaluar nën shoqërinë e vogëlushëve.

Këtë na e kanë treguar në rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo SnapChat, ku kanë postuar foto krah dashurive të tyre.

Një gjë kemi kuptuar: vajzat nuk duan që momenti i kapur në foto të përfundojë! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat