Nis konkurrenca mes Beyonces dhe motrës së saj

Mediale Vip

Nis konkurrenca mes Beyonces dhe motrës së saj

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:49
Beyonce dhe Solange

Beyonce është nominuar për shtatë çmime në “BET Awards”, dhe do të jetë në konkurrencë me motrën e saj Solange në disa çmime.

Diva e Pop muzikës dhe motra e saj më e re, janë të nominuara për “Videon e vitit” dhe “Artistja më e mirë në kategorinë e femrave në R&B/Pop”.

Beyonce kryeson me çmime duke lënë pas Bruno Mars i cili është i nominuar pesë herë.

Të dy janë në konkurrencë për “Albumin e vitit”, dhe “Videon e vitit”.

Beyonce mori “Video e vitit” në vitin 2016 me “Formation”. Këtë vit ajo është në garë me “Sorry”.

Beyonce dhe Solange do të jenë kokë më kokë për “Artisten më të mirë në R&B/Pop”, së bashku me Rihanna, Mary J. Blige dhe Kehlani.

BET Awards do të mbahet më 25 qershor në Teatrin Microsoft në Los Angeles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat