Amber Rose s’dëshiron që këngët e ish të dashurve t’i dëgjojë në klubin ku ajo rri

Mediale Vip

Amber Rose s’dëshiron që këngët e ish të dashurve t’i dëgjojë në klubin ku ajo rri

Më: 16 maj 2017 Në ora: 22:34
Amber Rose

Amber Rose nuk dëshiron t’i kujtohen ish të dashurit e saj, derisa ajo është në festa të ndryshme në Miami.

Derisa Rose ishte në njërin nga klubet e natës, thuhet se ajo ka kërkuar që të mos lëshohen këngët e ish të dashurve të saj, Kanye West ose Wiz Khalifa.

“Rose ishte specifike duke kërkuar që të mos ketë këngë të Kanye, dhe padyshim as këngë të Wiz. Ajo dëshironte që nata të ishte e saj, ajo të kënaqëj plotësxisht dhe duket se këtë e ka arritur”, ka thënë një burim i afërt me të, që duket se ishte edhe dëshmitar i kërkesave të saj.

Në ndërkohë që duket se Rose tashmë ka nisur edhe një lidhje të re. Ajo është parë në shoqërinë e reperit French Montana, duke nxitur kështu spekulime se të dy janë në lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat