Gjon Ukaj gati për 3 super projekte

Mediale Vip

Gjon Ukaj gati për 3 super projekte

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 17 maj 2017 Në ora: 17:45
Gjon Ukaj

 Pasi kishte qëlluar në shenjë me klipin e parë, artisti Gjon Ukaj të cilin e shohim shpesh herë sidomos në Diasporë e nëpër shumë dasma edhe si muzikant mjeshtër, tani po mendon të sjellë tre super projekte.

Këngëtari me trashëgim muzike mësojmë se sapo ka realizuar tre videoklipe e ku këngët do të jenë të zhanrit Pop-Folk e mjaft të bukura, ku klipin e këngës së parë do ta publikojë para se të largohet ky muaj që jemi, pra Maji, ku do të jetë një këngë e bukur dashmash me titull “Nata e beqarisë”.

Gjithashtu edhe dy këngët e tjera do të dalin më muajt e verës, e ku klipi i dytë është një këngë që mban titullin “Nice” dhe e treta “Kripë dhe sheqer”. Si duket sezoni më i kërkuar dhe i angazhuar i artistëve do të mbajë fort emrin e Gjon Ukaj, i cili është me origjinë nga Gjakova por që jeton në Zvicër.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat