Janet Jackson mori dhuratë të veçantë nga ish-burri

Mediale Vip

Janet Jackson mori dhuratë të veçantë nga ish-burri

Më: 17 maj 2017 Në ora: 21:46
Janet Jackson dhe Wissam Al Mana

Janet Jackson mund të jetë ndarë nga bashkëshorti i saj Wissam Al Mana, por ai nuk e harroj ditëlindjen e saj.

Këngëtarja festoi ditëlindjen e 51-të të martën, dhe një burim shumë i afërt me këngëtaren ka thënë për ET se Al Mana ia dhuroi asaj 100 trëndafila dhe një orkide.

“Janet dhe bashkëshorti i saj janë ndarë, por kanë një dashuri për njëri-tjetrin”, ka thënë burimi. “Nuk duket se do të kthehen sërish bashkë, por kurrë s’i dihet”.

Në janar, Janet lindi fëmijën e saj të parë, djalin Eissa me Al Mana, dhe burime të ndryshme kanë thënë për ET se këngëtarja s’ka mundur të pranojë dhuratë më të mirë se sa djalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat