Martohen këtë verë Baris Arduc dhe Gupse Ozay

Mediale Vip

Martohen këtë verë Baris Arduc dhe Gupse Ozay

Më: 17 maj 2017 Në ora: 22:30
Gupse Ozay dhe Baris Arduc

Aktori i njohur i "Dashuri me Qira, Baris Arduc do të martohet këtë verë. Lajmi u bë i ditur nga vet çifti i cili ka vendosur se ka ardhur kohë të celebrojnë dashurinë e tyre.

Aktori i njohur si Omer nga "Dashuri me Qira" u njoh me aktoren e serialeve komikë Gupse Ozay në shesh xhirimet e filmit "Deliha" në nëntor të vitit 2014.

Në shtator të vitit 2016, aktori i njohur e prezantoi Gupsen me familjen e tij ndërkohë që ai vet e kishte takuar familjen e aktorës në mars të të njëjtit vit.

Çifti ende nuk e ka vendosur se ku do të zhvillohet ceremonia martesore. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se janë tre vende midis të cilave çiftit i duhet të zgjedhë. Ndërkohë, vet Baris është shprehur se këtë vendim ja ka lënë në dorë bashkëshortes së tij të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat