Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza nuk ka asnjë ambicie për politike. Ajo në një reagim të saj në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nuk ka ambicie për politikë dhe se nuk do të aderojë tek asnjë parti politike.
Ja postimi i saj:
Miq të mi të dashur, simpatizues shumë të respektuar të këngëve të mija, Ju që më keni mbështetur për dyzet vite me radhë gjeneratë pas gjenerate në ditë të mira dhe në ditë të vështira për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptarë. Ju jeni pjesa ma e ndërgjegjshme e kombit shqiptarë dhe une krenohem me ju. Andaj dua të ju them se: Unë nuk kam ambicje të merrem me politikë por edhe nuk dua t’a dëshproj asnjërin nga ju qe jeni nëpër parti të ndryshme politike, edhe për këtë arësye nuk aderoj në parti politike.
Kam vetem një kërkesë nga Ju: Ashtu si jeni ju ma të mirët prej të gjithë të tjerëve votoni nëpër partitë tuaja të preferuara por mundohuni dhe votoni vetem ata që mendoni se janë ma të ndershëm, ma atdhetarë dhe që punojnë ,ma së shumti për këtë popull sepse mjaftë kemi vuajtur. Ky do të ishte patriotizmi ma i madh sepse sot patriot është ai që punon shume dhe ndershëm për mirëqenjen e qytetarëve të Kosovës sonë të dashur.
Me dashuri dhe respekt.