Shqiptari më i urryer i Amerikës “përballet” me reperin Lil Wayne

Mediale Vip

Shqiptari më i urryer i Amerikës “përballet” me reperin Lil Wayne

Më: 19 maj 2017 Në ora: 07:52
Martin Shkreli dhe Lil Wayne

Shqiptari më famëkeq në Amerikë, Martin Shkreli, duket se nuk qëndron dot larg telasheve. Pas procesit gjyqësor të stërgjatë për rritjen e pabesueshme të çmimit të një medikamenti të domosdoshëm për të sëmurët me SIDA, ish-drejtori i firmës farmaceutike mund të përballet sërish me gjykatën, kësaj radhe nga një padi e reperit Lil Wayne.

Sipas reperit, Shkreli ka publikuar online pa lejen e tij disa këngë nga albumi “Carter V”, që ende s’ka dalë në treg. Dy këngët e para u publikuan në dhjetor dhe Wayne nuk ndërmori veprime ligjore, pasi Shkreli “dha fjalën” se nuk do ta bënte më një gjë të tillë. Por fjala e tij zgjati vetëm 5 muaj, pasi në fillim të muajit ai publikoi online edhe dy këngë të tjera dhe duket se u mbush kupa.

Burime pranë reperit thonë se Martin Shkreli po e bën një gjë të tillë vetëm për vëmendje, por mund ta pësojë kur t’i vijë një padi e mirë nga Wayne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat