Dua Lipa bashkëpunon me një tjetër emër të madh ndërkombëtar, zbulon pak nga kënga e re

Mediale Vip

Dua Lipa bashkëpunon me një tjetër emër të madh ndërkombëtar, zbulon pak nga kënga e re

Më: 20 maj 2017 Në ora: 06:27
Dua Lipa dhe Christ Martin

Këngëtarja e njohur Dua Lipa më 2 qershor të këtij viti publikon albumin e saj më të ri, të titulluar thjeshtë “Dua Lipa”.

Mes shumë bashkëpunimeve që do të sjell brenda këtij albumi të ri, njëri nga ata do të jetë me vokalistin e bendit të famshëm britanik Coldplay, Christ Martin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat britanike, Dua tregon për nderin që pati mundësinë të bashkëpunojë me një emër të tillë për një nga këngët e albumit.

“Të punosh me të është kënaqësi dhe e frikshme në të njëjtën kohë. Puna e tij është aq lehtë e dallueshme, momentin kur ulet të luajë në piano, menjëhere thua “Woww ky është Coldplay”, ishte shprehur Dua.

Ndërkohë, këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të këngës me Christ, e cila duket të jetë një baladë vërtet e veçantë.

“Christ Martin, ne bëmë një këngë së bashku të cilën mezi pres ta dëgjoni. Është kënga ime e fundit në album, kënga e 12-të”, shkruan Dua në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat