Këto 4 çifte shqiptare u fshehën shumë mirë, derisa erdhi bebushi

Mediale Vip

Këto 4 çifte shqiptare u fshehën shumë mirë, derisa erdhi bebushi

Më: 20 maj 2017 Në ora: 08:28
Tuna dhe Patris Berisha

Tedi Ngjela dhe Era Xhabafti

Image

Pas ndarjes nga Floriana Garo në 2015-ën, Tedi Ngjela nisi një marrëdhënie të re me Era Xhabaftin. Edhe pse përflitej se ishin në një lidhje, ata dolën publikisht në ditëlindjen e Erës në prill 2016, duke konfirmuar edhe shtatzëninë e saj. Në gusht të vitit që shkoi, erdhi në jetë vajza e tyre.

Image

Tuna dhe Patris Berisha

Njerëzit nuk patën kohë ta merrnin veten nga thashethemet për një lidhje mes Tunës dhe Ylli Limanit, kur brenda pak muajsh dolën fjalë për një marrëdhënie mes saj dhe Patris Berishës e pas shumë pak kohësh, në dhjetor të 2016-ës, Tuna konfirmoi çdo lloj thashethemi për shtatzëninë dhe gjithçka tjetër tek “E Diela shqiptare”. Fëmija i parë i këngëtares, Tiani, erdhi në jetë dy javë më parë dhe tani prindërit e rinj nuk postojnë më foto në rrjetet sociale, nëse nuk janë me vogëlushin e tyre.

Image

Çiljeta dhe babai i Fernandos

Askush nuk e dinte për marrëdhënien e Çiljetës me Tomasin, derisa në 2012-ën ajo deklaroi publikisht se priste një fëmijë dhe se babai ishte partneri i saj latin. Vogëlushi erdhi në jetë në shkurt të 2013-ës dhe u quajt Fernando. Çiljeta shfaqet shpesh publikisht me të birin, por asnjëherë nuk doli me Tomasin, edhe pse qarkulluan disa foto të tyret në media. Në prill të vitit që shkoi, ajo pohoi për “E Diell” se marrëdhënia mes tyre kishte marrë fund.

Image

Stine dhe Graciela

Ndërsa njerëzit spekulonin për një rikthim mes Stines dhe ish-të dashurës Roza Lati, ia behu lajmi se këngëtari do të bëhej baba për herë të parë. Prej kohësh ai ishte në një lidhje me Gracielën, e cila më 12 nëntor të 2016-ës solli në jetë vogëlushen Estia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat