Do të ketë një vazhdim të këngës ‘Tu Luta’? Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi diçka po bëjnë…

Mediale Vip

Do të ketë një vazhdim të këngës ‘Tu Luta’? Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi diçka po bëjnë…

Më: 20 maj 2017 Në ora: 09:15
Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi

Ka qenë një sukses i vërtetë bashkëpunimi i fundit i Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi me këngën ‘Tu Luta’, e cila deri më tani i ka tejkaluar 15 milion klikime.

Mirë po, duket se kënga aq e gjetur e të dyve do të pasohet me një tjetër projekt. Ka qenë pikërisht Shkurte Gashi e cila në Instagram ka shpërndarë një fotografi të sajën duke shkruar: “Së shpejti” e nga ku ka bërë tagg edhe kompozitorin Flori Mumajesi.

Bëhet fjalë për një vazhdimësi të “Tu Luta”? Një tjetër duet mes të dyve? Apo thjesht do të jetë Flori Mumajesi që do të qëndrojë pas një këngë të re të Shkurtes në rolin e kompozitorit? Mbetet për tu zbuluar dhe ne mezi po presim…

Image
Fotografia ne Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat