Angelina Jolie flet për nënën e saj: Nuk kujdesej për veten, por ishte një zonjë në të gjitha kuptimet

Mediale Vip

Angelina Jolie flet për nënën e saj: Nuk kujdesej për veten, por ishte një zonjë në të gjitha kuptimet

Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:09
Angelina Jolie dhe nëna e saj

Angelina Jolie ka folur për nënën e saj, e cila u nda nga jeta rreth 10 vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Aktorja është shprehur se e ëma është kujdesur e vetme për të dhe të vëllain.

“Ajo ishte një grua e natyrshme. Kurrë nuk e ka llastuar veten. Rrallëherë vendoste make-up apo të vishte bizhuteri modeste. Kishte sendet e saj të veçanta nëse donte të ndihej si zonjë. Dukej shumë elegante edhe pa u grimuar shumë. Të gjitha gratë duhet të kenë disa bizhuteri apo veshje të cilat i bëjnë të ndihen më mirë, ime më kishte një pudër”,- është shprehur aktorja e njohur.

Marcheline Bertrand vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2007, në moshën 56-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat