20 vjet dashuri!

Mediale Vip

20 vjet dashuri!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:20
Sarah Jessica Parker dhe bashkëshorti i saj, Matthew Broderick

Sarah Jessica Parker dhe bashkëshorti i saj, Matthew Broderick festuan përvjetorin e tyre të 20-të martesës, dhe ata janë ende të dashuruar me njëri-tjetrin!

Aktorja 52-vjeçare dhe aktori 55-vjeçar u lidhën në vitin 1997 gjatë një ceremonie surprizë ku Sara kishte të veshur një fustan të zi.

Për të përkujtuar përvjetorin e veçantë, Sarah shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një fotografi të dasmës.

Ajo gjithashtu bëri një shënim të shkurtër por të ëmbël për Mathew.

“E hënë, 19 maj 1997. Të dua. Bashkëshortja juaj”, ka shkruar Sarah.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat