Liam Payne s’do të martohet me Cheryl Cole

Mediale Vip

Liam Payne s’do të martohet me Cheryl Cole

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:19
Liam Payne dhe Cheryl Cole

A do të ndahet Liam Payne nga Cheryl Cole, e cila së fundi lindi fëmijën e tyre të parë?

Jo, jo.

“Unë e shoh martesën më shumë si një gjë fetare, dhe unë në të vërtetë nuk jam një person fetar, kështu që unë e di se kjo nuk është për mua”, ka thënë Payne për The Sun.

Payne, 23-vjeçar dhe Cole 33, u takuan për herë të parë në vitin 2008, kur ishte 14-vjeçar dhe ajo ishte gjyqtare në “X Factor”.

Të dy nisën lidhjen vitin e kaluar. Cole lindi djalin e tyre në muajin mars.

“Ne kemi një fëmijë së bashku”, shtoi ai. “Ju e keni parë dashurinë tonë që kemi për njëri-tjetrin, nuk mund të jetë më serioze se kaq”.

“Unë dhe Cheryl, marrëdhënia jonë është e mahnitshme”, tha Payne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat