Ylli i ‘House of Cards’: Më thanë se paguhesha njëjtë me ‘Frank’

Mediale Vip

Ylli i ‘House of Cards’: Më thanë se paguhesha njëjtë me ‘Frank’

Më: 21 maj 2017 Në ora: 20:23
Pamje nga seriali ‘House of Cards’

Robin Wright ka folur hapur se është shokuar në momentin që ka kuptuar se paguhet më pak se bashkëprotagonisti Kevin Spacey tek seriali ‘House of Cards’ .

Wright 51 vjeçe luan rolin e Zonjës së Parë të pamëshirshme të  quajtur Claire Underwood, e cila është e përfshirë drejtpërsëdrejti në intrigat me presidentin e SHBA-ve Francis Underwood.

“Më thanë se kishim pagë të barabartë dhe e kam besuar një gjë të tillë, por kam kuptuar së fundmi se nuk është e vërtetë”, tha ajo për ‘The EDIT’.

“Kjo gjë mbetet për tu hetuar. Claire dhe Francis janë ekuivalentë sa i përket fuqisë së tyre, bashkimit dhe komplotit. Unë nuk kam aq tekst, skena apo fjalë sa Francis, por Claire nuk ka nevojë të flasë shumë’, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat