Ambra: Nuk e dua Elsamedin

Mediale Vip

Ambra: Nuk e dua Elsamedin

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:18
Ambra dhe Dona

Dona këshillon Ambrën që të mos i lejojë të tjerët të thonë se sa mirë ka bërë që ka lënë Elsamedin dhe t’u shpjegojë se ata janë ndare në lojë, por janë çift dhe funksionojnë mirë sepse qetësia e saj i humb shumë pikë.

Por Ambra nuk duket se është në një mendje, ajo ia bën të qartë Donës, me të cilën ka njohje edhe nga jashtë”, se ajo nuk mund të shtiret sikur e do Elsamedin edhe pse ka një ndjenjë pëlqimi.

“Unë nuk mundem me aktru ,s’mundem. Nuk mundem me u shtirë se e dua, se mund ta bëj këtë këtu, unë nuk e thash atë gjë. Unë nuk e kam thënë se nuk e pëlqej”, shprehet Ambra.

Më tej ajo flet edhe për xhelozinë e Elsamedin për Olsin. “Më thotë për Olsin, që ‘ngjan keq, kushedi çfarë thonë jashtë për ty’. Nuk e pranon që është xheloz dhe i vjen inat më thotë për atë pjesën jashtë”, thotë Ambra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat