Danjel-Donald-Olsi imitojnë personat me aftësi të kufizuar, shtëpia përfshihet nga debatet

Mediale Vip

Danjel-Donald-Olsi imitojnë personat me aftësi të kufizuar, shtëpia përfshihet nga debatet

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:19
Bug Brother

Danjeli dhe Donaldi pa dashje janë bërë iniciatorë të një prej debateve më të mëdha brenda shtëpisë së Big Brother.

Me shaka ata kanë imituar personat me aftësi të kufizuar, më pas atyre u është bashkuar edhe Olsi dhe me lëvizjet e tyre kanë shkaktuar të qeshura tek partneret e tyre.

Por ndërsa kishte banorë që qeshnin, kishte edhe nga ata që i shihnin me përbuzje këto veprime.

Edhe përse janë penduar për atë çfarë kanë bërë, pasi janë kthjelluar se veprimet e tyre prekin jo pak persona e familjarë të tyre, Danjel-Donald-Olsi janë përfshirë në një debat që me situata të shkëputura ka zgjatur mbi 1 orë.

Marjusi dhe Elsamedi kanë qenë ata që u janë kundërvënë treshes imituese. Por më i zjarrtë ka qenë debati mes Olsit dhe Elsamedit, i cili edhe përse vijonte për imitimin, duket se bazat i ka te xhelozia e këtij të fundit për Ambran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat