A tha Russell Crowe që Ed Sheeran është fejuar?

Mediale Vip

A tha Russell Crowe që Ed Sheeran është fejuar?

Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:58
Russell Crowe dhe Ed Sheeran

Aktorit Russell Crowe, i ka rrëshqitur nga goja se këngëtari Ed Sheeran është fejuar.

Gjatë një interviste për Radio Show nga Australia, Fitzy & Wippa, fituesi i çmimit Oskar iu ka referuar të dashurës së Sheeran, Cherry Seaborn, si “të fejuarës” së tij, shkruan NME.

Duke zbuluar që Sheeran e ka vizituar disa herë Crowe në fermën e tij në New South Wales, Crowe si duket tregoi diçka më tepër.

“Ai ishte në turne këtu dhe po digjej pak, andaj erdhi tek unë dhe qëndroi në fermën time për disa ditë që të flejë dhe pastaj u bëmë miq bisedash. Ai në vazhdim u kthye në fermë me të fejuarën e tij për më shumë kohë”, tha Crowe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat