Sapo ndodhi: Majki bën publikisht hapin e madh për djalin?!

Mediale Vip

Sapo ndodhi: Majki bën publikisht hapin e madh për djalin?!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:40
Majki

Këngëtari nga Babastars, Majk ka tash e një kohë që është shndërruar në kryetemë të medias me jetën e tij private.

Gjatë lidhjes me Majlinda Zekën, u bë publik lajmi që bukuroshja është shtatzënë dhe pret fëmijë me krijuesin e hitit ‘Katile’.

Çifti, që u ndanë vetëm pak ditë më pas, kishin mohuar të thënë ndonjë gjë kur u kapën mat nga Prive por tashmë disa lëvizje vetëm se po shtojnë dyshimet që Majki realisht mund të jetë babai dhe këtë e pranon haptazi.

Pak ditë pas ardhjes në jetë të djalit të vogël, të quajtur Roan, Majki ka përditësuar biografinë e tij në Instagram duke i shtuar shkronjën R përkrah figurës së kurorës së mbretit.

Nuk mund të thuhet me siguri që kjo R është për Roanin megjithatë ndryshimi i biografisë me një inicial të tillë vetëm pak ditë pas lindjes, nuk duket të jetë bërë rastësisht, sidomos në një periudhë kur fansat po vlojnë me thashetheme mbi këtë pjesë.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat