Ema Uka në tepihun e kuq të Kanës

Mediale Vip

Ema Uka në tepihun e kuq të Kanës

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:29
Ema Uka

Ish aktorja e serialit “O sa mirë”, Ema Uka, duket se i ka rritur pretendimet e saja në botën e artit.

Tash ajo është parë në njërin prej festivaleve më të njohura në botë, pas Oscars, atë të Kanës.

Besohet se Ema është në stendën e promovimit të filmit shqiptar që gjendet në këtë festival, e ku janë parë edhe disa aktorë të njohur të Hollywoodit që kanë kaluar andej.

Përveç defilimit të saj në tepihun e kuq, ajo është parë edhe duke marrë ngjyrë në plazhin e bukur të Cannes.

Por, nuk ka informacione nëse Ema ka shkuar atje për shkak të ndonjë roli filmik apo vetëm si pjesë e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat