Nicki Minaj ndihmon në zhvillimin e një fshati në Indi

Mediale Vip

Nicki Minaj ndihmon në zhvillimin e një fshati në Indi

Më: 23 maj 2017 Në ora: 09:17
Nicki Minaj

Nicki Minaj ka një anë bamirëse që e ka zbuluar kohëve të fundit, dhe kjo është gjëja më e mirë që ka bërë.

Reperja 34-vjeçare shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të folur për mënyrën se si donacionet e saj kanë ndihmuar një fshat në Indi gjatë dy viteve të fundit, në zhvillimin e zonës.

“Kjo është një gjë që më bën të ndjehem krenare. Paratë që i kam dërguar në këtë fshat të Indisë për dy vitet e fundit, i kanë parë një Qendër Kompjuterike, një Institut për Rrobaqepësi dhe një program për lexim dhe për ujë”, tha Nicki.

“Ne ankohemi për gjëra të vogla kur disa njerëz as nuk kanë ujë të pastër. Puna jonë është shumë larg. Do t’ju tregoj për punën time bamirëse në të ardhmen e afërt në rast se dëshironi të jeni pjesë e saj. Shumë dashuri”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat