Një dhuratë misterioze dhe një urim i ëmbël në YFSF, kush ia dërgoi Beatrix Ramosajt?

Mediale Vip

Një dhuratë misterioze dhe një urim i ëmbël në YFSF, kush ia dërgoi Beatrix Ramosajt?

Më: 23 maj 2017 Në ora: 09:40
Beatrix Ramosaj

Pak para se të niste performancën në skenën e YFSF, Trixa ka marrë një dhuratë shumë të bukur. Një arush të madh të bardhë, me të cilin ka dalë në fotografi që, me sa duket, ia ka dhuruar një njeri i dashur që mbrëmjen e kësaj të hëne ka munguar në sallë për ta ndjekur live në skenë.

Emri i parë që u vjen të gjithëve në mendje është Albani, i vëllai i këngëtares, por në të vërtetë ai ishte i pranishëm, sepse Alketa e ftoi për të qenë pjesë e finales së bashku me motrën. Atëherë kush ia bëri dhuratën Beatrixës?

Në foton që vetë këngëtarja ka postuar në Instgaram nuk jep asnjë detaj, vetëm shkruan “faleminderit” për surprizën, e cila ka edhe një pusullë shoqëruese: “Në mungesë të prezencës sime, po të dërgoj një mik të vogël të shoqërojë yllin e mbrëmjes në udhëtimin e saj drejt ngjitjes.... Digj si Venus! “

Këngëtarja ka mbetur e habitur nga ky shënim, ndaj jo më kot ka shkruar “awww”. Pyetja dihet: kush ia dhuroi?  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat