Marina dhe Geti të fiksuar pas blerjeve, ja ku janë fotografuar së fundmi

Mediale Vip

Marina dhe Geti të fiksuar pas blerjeve, ja ku janë fotografuar së fundmi

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:59
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Të veshur në stilin “casual” dhe në formë shumë të mirë fizike, çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë fotografuar pak ditë më parë, ndërsa hynin në qendrën më të re tregtare në Tiranë.

Në shoqërinë e një mikeshës së tyre ata u fotografuan nga paparaci në hyrje të ndërtesës, të kuriozuar për trendet e reja të dyqaneve markë, që gjenden në ambientet e brendshme të kësaj qendre.

Nisur nga fakti se prej kohësh po përfliten për planin e zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë, lindin dyshimet e para se mbase ata janë vënë në kërkim të unazave speciale të martesës.

Gjithsesi kjo mbetet për t’u thënë nga vetë CEO i “Babastars”, dhe prezantuesja simpatike, e cila nga ana e saj ka bërë për vete shumë ndjekës në rrjetet sociale për shkak të profilit të saj.

“Story” shkruan se Getin dhe Marinën i tërheqin shumë qendrat tregtare, aq sa mund të themi se kanë krijuar varësi ndaj blerjeve të veçanta markë. Më i apasionuari mund të themi është Geti, i cili në profilin e tij zyrtar në Instagram rendit, si një ndër profesionet e tij përveç muzikantit dhe reperit që dihen botërisht, edhe profesionin e fashion designer.

Duket së ata tani po shijojnë bashkëjetesën në apartamentin e reperit në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë, me të gjitha kënaqësitë e tjera që ofron jeta. 35 vjeçari sharmant dhe 26 vjeçarja simpatike e emisionit “Procesi sportiv” ndajnë të njëjtat pasione që janë udhëtimet dhe veshjet plot stil. Le të shohim se si do të na surprizojnë në të ardhmen çifti më simpatik i momentit në showbiz-in shqiptar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat