Scott Disick dhe Bella Thorne bashkë?

Mediale Vip

Scott Disick dhe Bella Thorne bashkë?

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:28
Scott Disick dhe Bella Thorne

Scott Disick dhe Bella Thorne duket se kanë nisur një lidhje të re.

Çifti i përfolur është parë duke ecur së bashku me motrën e Thorne, Dani në aeroportin e Los Angeles.

Ylli 33 vjeçar i reality show, Disick dhe aktorja 19 vjeçare e Famous in Love, Thorne janë parë të dy me size para se të udhëtonin për në Kanë.

Ndërsa është akoma e pakonfirmuar nëse të dy janë në lidhje, disa burime thanë për ET se Disick dhe Thorne kishin darkuar më parë këtë muaj në Catch LA përpara se të vazhdonin mbrëmjen e tyre në një klub nate.

Në ndërkohë që Disick duket se përfundimisht është ndarë nga ish e dashura e tij, Kourtney Kardashian me të cilën ka tre fëmijë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat