Take That anulon koncertet

Mediale Vip

Take That anulon koncertet

Më: 23 maj 2017 Në ora: 20:47
Pop grupi britanik "Take That"

Pop grupi britanik "Take That" ka anuluar të martën tri koncerte në Manchester Arena, të cilat më herët ishin caktuar për të enjten, të premten dhe të shtunën, pas sulmit të mbrëmshëm me bombë në koncertin e Ariana Grande në të njëjtën sallë.

Bendi, i cili është formuar në Mançester, ka anuluar edhe pjesëmarrjen e paraparë për sonte në Liverpul, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat