Bebe Rexha mbështet Ariana Granden

Mediale Vip

Bebe Rexha mbështet Ariana Granden

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:12
Bebe Rexha

Vazhdës së reagimeve të shumta ndaj shpërthimit në koncertin e Ariana Grandes, i është bashkangjitur edhe këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha.

Në shenjë solidarizimi për sulmin i cili shkaktoj vdekjen dhe lëndimin e shumë personave Bebe Rexha ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka shkruajtur: “Ne tash kemi nevojë për dashuri më shumë se kurrë. Zemërthyer. Po lutem për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre. Po lutem për ty Ariana. Po lutem për paqe”, ka shkruar ajo.

Ngjarja tragjike është vlerësuar si më e tmerrshmja që ka ndodhur kohëve të fundit, ndaj të cilës kanë reaguar një numër tejet i madh i njerëzve.

Ariana Grande ende është e tmerruar nga e gjithë kjo fatkeqësi që ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat