Ariana kthehet në shtëpi pas sulmit në koncertin e saj

Mediale Vip

Ariana kthehet në shtëpi pas sulmit në koncertin e saj

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:15
Ariana Grande

Ariana Grande është rikthyer në mënyrë të sigurt në Shtetet e Bashkuara.

Këngëtarja 22-vjeçare u përshëndet nga anëtarët e familjes së ngushtë, derisa ajo mbërriti në aeroportin e Boca Raton, Florida.

Jetët e 22 njerëzve u morën pas një sulmi të tmerrshëm që ndodhi në koncertin e këngëtares në Manchester Arena, një natë më parë. 50 të tjerë mbetën të plagosur.

“Është kaq, kaq e trishtuar. Ajo i do fansat e saj dhe është absolutisht keq dhe e shkatërruar”, ka thënë një burim për magazinën. “Ajo s’po mund të besojë se kjo ndodhi. Ajo thjesht dëshiron të jetë me familjen dhe të dashurit e saj”.

Sulmuesi është identifikuar si Salman Abedi, ndërsa policia ka arrestuar edhe një person 23-vjeçar afër arenës në një supermarket.

Arian padyshim se është e pavetëdijshme dhe fati i turneut të saj, mbetet ende enigmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat