Angela Martini fluturoi nga gëzimi por surpriza e të dashurit na doli e kopjuar!

Mediale Vip

Angela Martini fluturoi nga gëzimi por surpriza e të dashurit na doli e kopjuar!

Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:35
Angela Martini

Angela Martini feston sot ditën e saj të lindjes dhe siç e prisnim të gjithë, i dashuri i saj miliarder me siguri kishte diçka speciale për të. Në fakt, përpara një muaji ai i bëri dhuratë një makinë shumë të shtrenjtë të tipit Mercedez Benz dhe ndoshta përsa i përket dhuratës, nuk kemi ç’të presim më.

Urimin e ditëlindjes i dashuri i saj ka vendosur t’ja bëjë në shtëpi ku e ka mbushur kuzhinën plot me tullumbace dhe ëmbëlsira. Angela sigurisht duket shumë e lumtur nga kjo gjetje e të dashurit të saj por prisni pak se ne këtë surprizë e kemi parë edhe diku tjetër!

Ka qenë Angela që të njëjtën gjë, me tullumbace dhe ëmbëlsira ka surprizuar të dashurin e saj kur ai kishte ditëlindjen. Hmmm, domethënë nuk ishte gjetje aq origjinale apo jo?

Mos na i vini re se kemi akoma zili nga makina e para një muaji ndaj dhe i gjejmë bisht surprizës së sotme! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat