Jim Carrey: Mjekra ime më e famshme se unë

Mediale Vip

Jim Carrey: Mjekra ime më e famshme se unë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:02
Jim Carrey

Jim Carrey po qëndronte në skenë për intervistën e tij me Jimmy Kimmel duke pritur që të ulej derisa situata u bë jo aq e rehatshme ndërsa ai priste që njerëzit të “lodheshin” duke duartrokitur.

Kur më në fund u ul, aktori foli për mënyrën se si ai mendon veten e tij tani ndryshe.

“Mos më keqkuptoni- Jim Carrey është një karakter i madh dhe unë kam qenë me fat për të marrë këtë pjesë. Por unë nuk mendoj se është më pjesë e imja”, tha ai.

“Unë kam qenë një djalë që po përjetonte botën dhe tani ndihem sikur bota dhe universi po përjetojnë një djalë”, vazhdoi a.

Kur ai u pyet nëse kjo është arsyeja që ai po mban mjekër, Carrey tha se tani kudo që shkon, njerëzit flasin për mjekrën e tij.

“Nuk mund të mendojnë më për asgjë tjetër. Dhe kurdo që paraqitem kudo, është gjithmonë e njëjta histori, njerëzit flasin për mjekrën time”, ka thënë aktori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat