Ariana Grande dëshiron të mbulojë shpenzimet e funeraleve

Mediale Vip

Ariana Grande dëshiron të mbulojë shpenzimet e funeraleve

Më: 25 maj 2017 Në ora: 01:19
Ariana Grande

Ariana Grande është ofruar të mbulojë kostot e funeralit të viktimave të sulmit të së hënës në Manchester, sipas raportimeve.

Një llogari dedikuar superstarit të muzikës thotë se ajo është mjaft e dëshpëruar dhe ka kërkuar të ndihmojë familjet e 22 viktimave që humbën jetën nga sulmi me bombë në koncertin e saj.

Faqja e quajtur Ariana Updates! ka shpërndarë një postim. “Lajm mbi Arianën: Ariana ka arritur tek familjet që humbën të dashurit e tyre mbrëmjen e kaluar... ajo do të paguajë funeralet!”.

Megjithatë për lajmin nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e stafit të këngëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat