Ariana Grande ribashkim emocional me të dashurin pas sulmit

Mediale Vip

Ariana Grande ribashkim emocional me të dashurin pas sulmit

Më: 25 maj 2017 Në ora: 11:20
Ariana Grande me Mac Miller

Ariana Grande është duke qëndruar afër të dashurve të saj.

Këngëtarja 23 vjeçare është ribashkuar me të dashurin e saj, reperin Mac Miller në Boca Raton të Floridës pas tmerrit që ka përjetuar në sulmin në Manchester Arena ku ajo po mbante një koncert.

Duket se për këngëtaren ky ishte një moment shumë emocional pasi ajo është parë duke e përqafuar dhe puthur të dashurin e saj derisa ishte e përlotur.

Grande dhe Miller janë miq qysh nga bashkëpunimi i tyre në vitin 2013 “The Ëay” por nuk kanë nisur lidhjen e tyre deri në muajin shtator.

Këngëtarja ka thënë se është e thyer shpirtërisht dhe shumë e mërzitur për sulmin që ka ndodhur në vendin ku ajo po mbante koncert, sulm ky që ka lënë të vdekur 22 persona e më shumë se 50 të lënduar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat