Meryem Uzerli dhe ish i dashuri i saj takohen në Kanë

Mediale Vip

Meryem Uzerli dhe ish i dashuri i saj takohen në Kanë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:36
Meryem Uzerli

Vetëm disa javë më parë, u shkrua në shtypin turk se aktorja e mirënjohur Meryem Uzerli ishte ndarë përfundimisht nga i dashuri i saj Alp Ozcan. Ky i fundit i kishte thënë gazetarëve që të mos e pyesnin më për aktoren.

Megjithatë ka qenë ai që i ka shokuar të gjithë ndjekësit me foton që postoi në krah të Meryem në festivalin e Kanës. "Vetëm miq" - shkruante Ozcan në përshkrimin e fotos. Sipas Gecce çifti ishte takuar rastësisht në Festivalin e Filmit dhe biseduan pak. Më pas, i kërkuan një të ftuari aty pranë t'i bëntë një foto. 

Edhe vet Meryem duhet thënë se është suprizuar shumë kur ka parë këtë foto të postuar në profilin në Instagram të ish të dashurit të saj. Njësoj kanë reaguar edhe fansat të cilët thuajse nuk i kanë besuar syve!

 

Dun gece - De Grisogono party #OADAM #OKADIN #JUSTFRIENDS #Cannesfilmfestival #degrisogono

A post shared by Alp Ozcan (@alpozcan) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat