Rihanna e shkatërruar pas asaj që ndodhi në Mançester

Mediale Vip

Rihanna e shkatërruar pas asaj që ndodhi në Mançester

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:53
Rihanna

Rihanna ka shprehur dashurinë e saj për viktimat e sulmit të tmerrshëm në Mançester, Angli.

Këngëtarja 29-vjeçare shfrytëzoi llogarinë e saj në Twitter, për të shkruar për 22 njerëzit që humbën jetën gjatë koncertit të Ariana Grande’s në Mançester Arena.

“Manchester ka qenë gjithmonë aq afër zemrës sime! Këta ishin fëmijë të pafajshëm, të prekshëm, mund të kishte qenë secili prej nesh. Unë jam e shkatërruar”, shkroi Rihanna.

Ajo shtoi: “Jam duke u lutur për shpirtrat e bukur që kemi humbur, familjet dhe të dashurit e tyre, dhe për të mbijetuarit që do të ndikohen përgjithmonë nga ky sulm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat