Çka ka ndodhur me miqësinë e Tunës dhe Yllit?!

Mediale Vip

Çka ka ndodhur me miqësinë e Tunës dhe Yllit?!

Më: 26 maj 2017 Në ora: 10:18
Yll Limani dhe Tuna Sjediu

Vitin e kaluar, bashkë konsoliduan një miqësi aq të fortë saqë mediat madje nuk ngurruan t’i prezantojnë si çiftin më të ri në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për këngëtaren Tuna Sejdi dhe kolegun e tij Yll Limanin që për muaj të tërë rresht ishin të pandarë nga njëri-tjetri, prej punës në studio e deri tek daljet në klube të natës.

Por tash e një kohë, gjatë shtatzënisë e pas ardhjes në jetë të Tianit më nuk pamë shokët bashkë!

Por a janë prishur raportet mes Tunës dhe Yllit?! Në asnjë mënyrë!

Këtë e ka vërtetuar vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale ku duket që ka shkuar për vizitë tek familja Berisha me ç’rast ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të bukur babë e bir.

Ndryshe, Tuna tashmë vetëm se ka filluar punët në studio ku bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Ylli, nuk mungon. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat