E dashura e Ronaldos shfaqet me bark të fryrë: CR7 po bëhet baba për herë të dytë?

Mediale Vip

E dashura e Ronaldos shfaqet me bark të fryrë: CR7 po bëhet baba për herë të dytë?

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:58
Fotoja e publikuar nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka publikuar foton e parë në Instagram me të dashurën Georgina Rodríguez.

Pak ditë më parë ishte modelja, që publikoi një foto të të dyve në koncert, ndërsa tani është lojtari, i cili donte ta ndante lumturinë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Imazhi në fjalë ka ngritur të gjitha alarmet teksa media të ndryshme kanë ngritur pyetje të çuditshme, nëse Georgina, 22 vjeçar, është shtatzënë.

Kjo, referuar barkut paksa të fryrë të saj, mbi të cilin janë vendosur duart e të dyve, sikur po “përkëdhelin” krijesën e tyre, që presin të sjellin në jetë.

Sa i përket dyshimeve për shtatzëninë, koha do të tregojë nëse thashethemet ne këtë aspekt janë të vërteta apo jo.

Ndryshe, portugezi tashmë baba i djalit Cristiano Jr., nëna e të cilit nuk dihet se kush është pasi që deri më tani nuk është publike kush e ka sjell në jetë djaloshin.

Image
Fotoja e publikuar nga Ronaldo
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat