Kanye edhe njëherë befason Kim-in

Mediale Vip

Kanye edhe njëherë befason Kim-in

Më: 27 maj 2017 Në ora: 06:25
Kanye West dhe Kim Kardashian

Për të tretën herë radhazi, Kanye West befasoi gruan e tij me lule të bardha gjigante, në përvjetorin e tyre të tretë të martesës, të cilat kapin vlerën e rreth dy mijë dollarëve. Kim postoi një video në Snapchat për të dokumentuar befasinë që i erdhi nga bashkëshorti i saj.

“Sa bukur kur unë kthehem në shtëpi dhe shoh këto lule të mrekullueshme”, tha ajo.

Të dy u martuan në vitin 2014 në Firencë të Italisë.

Çifti kanë vajzën, North, e cila është pothuajse katër vjeç dhe djalin Saint, i cili është gati dyvjeçar.

Lulet e bardha janë të pëlqyerat e reperit. Ai kishte habitur gruan e tij me një mur masiv të bardhë me ule për “Ditën e Nënës” në vitin 2014, dhe të njëjtën gjë e bëri edhe për “Shën Valentin” këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat