Amine Gulse largohet nga shtëpia ku jetonte me Mesut Ozil - Ja çfarë ka ndodhur

Mediale Vip

Amine Gulse largohet nga shtëpia ku jetonte me Mesut Ozil - Ja çfarë ka ndodhur

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:36
Amine Gulse dhe Mesut Ozil

Para disa javësh, e dëshpëruar për shkak të pezullimit të transmetimit të serialit ku ajo interpretonte, Amine Gulse u largua nga Turqia për të gjetur ngushëllim në krahët e të dashurit të saj, futbollistit të njohur të Arsenalit, Mesut Ozil. 

Megjithatë, gjatë qëndrimit të Amine me Mesut jo çdo gjë ka shkuar siç duhet. Sipas Haberler.com aktorja bukuroshe e "Mos u dorëzo" është larguar nga shtëpia e Mesut dhe është zhvendosur tek një mike e saj.

Për shkak të xhelozisë së futbollistit, çifti ka debatuar duke sjellë edhe largimin e aktores. Burime pranë tyre shprehen se Amine ka bërë menjëherë gati rrobat e saj dhe ka marrë avionin e parë për në Suedi ku ndodhet një nga mikeshat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat