Kurorëzohen Miranda Kerr dhe Evan Spiegel

Mediale Vip

Kurorëzohen Miranda Kerr dhe Evan Spiegel

Më: 28 maj 2017 Në ora: 12:10
Miranda Kerr dhe Evan Spiegel

Modelja Miranda Kerr është martuar me themeluesin e rrjetit social Snapchat, Evan Spiegel.

Modelja dhe miliarderi kurorëzuan dashurinë e tyre fshehur në shtëpinë e tyre në Kaliforni, shkruan TheSun.

Në një ceremoni private të mbajtur të shtunën, Evan 26 vjeçar dhe Miranda 34 vjeçe vendosën t’i japin fund beqarisë.

Një burim i ‘People’ tha: “Për një dasëm të vogël, ka qenë një organizim i madh. Dasma dhe pritja ishin intime, por bujare dhe të stilit të lartë.”

Kurse, një burim tjetër tha për “E!”: Miranda u duk mbretërore dhe si një ‘princeshë natyrale’.

Sipas raportimve në ceremoninë martesore të çiftit morën pjesë 40 mysafirë

Miranda dhe Evan filluan takimet në 2014, ndërsa lidhjen e bënë publike në korrik 2016.

Miranda ishte më parë e martuar me Orlando Bloom, i cili është njëherësh babai i djalit të saj Flynn, kurse më 2016 pranoi propozimin e miliarderit Evan Spiegel.

Image
Modelja dhe miliarderi kurorëzuan dashurinë e tyre fshehur në shtëpinë e tyre në Kaliforni
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat