Mozzik përfundoi në gjykatë!

Mediale Vip

Mozzik përfundoi në gjykatë!

Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:27
Mozzik

Nuk thotë kot që kur je me pushime gjëja më me vlerë që mund të bësh është të reflektosh për ato që ke kaluar në mënyrë që të përmirësosh ato që ke planifikuar.

Epo, këtë gjë ka bërë edhe Mozzik, e cili teksa po shijon pushimet na ka treguar një detaj mjaft interesant të jetës së tij.

Besojeni ose jo, por Zziki ka dalë para gjykatës dhe është gjëja për të cilën është penduar më së shumti.

Në disa postime në Instagram, reperi shkruan: “Kam besuar shumë…prandaj kam shumë pak njerëz afër.”. Më pas, ai vazhdon: “Kam ngrënë puding, por e kam ditur gjithmonë që jeta nuk është kaq e ëmbël.”

Tani vjen pjesa më e bukur e sagës…

“Unë e kam ditur gjithnjë si të bëj para…thjesht m’u ka dhimbs nëna që të më shohë në burg”, shkruan Mozzik dhe menjëherë pas këtij shkrimi ai poston një foto të tijën në sallën e gjyqit.

“Kurrë s’kam dashur ta shoh veten këtu”, sqaron reperi.

Image
Mozzik në gjykatë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat