Capital T dëgjohet edhe në festivalin e Kanës

Mediale Vip

Capital T dëgjohet edhe në festivalin e Kanës

Më: 29 maj 2017 Në ora: 09:17
Capital T

Javën e kaluar u ‘vërshuam’ nga lajmet për festivalin më të madh të filmit në botë, atë të Kanës.

Emrat më të njohur nga e mbarë bota kanë marrë pjesë në netët e këtij festivali, madje kishte prej tyre edhe shqiptar.

Në profilin e tij në Instagram, reperi Capital T ka bërë të ditur se kënga e tij është lëshuar në një nga klubet më të njohura të Kanës në Francë.

Gotha Club Cannes ishte vendi në të cilin është dëgjuar kënga e Capitalit gjatë festivalit të filmit, vend ky që nga fotoja shihet se kishte goxha pjesëmarrës në atë rast

Kënga e fundit e Capital T është ‘Pse po ma lun lojen’, e cila për dy javë ka marrë mbi 3 milionë klikime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat