Emocionuese! Bebe Rexha: Kjo është për ty baba

Mediale Vip

Emocionuese! Bebe Rexha: Kjo është për ty baba

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:03
Bebe Rexha me babain

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dje ka pasur nderin të jetë pjesë e garës automobilistike “Indy 500”.

Bebe kishte performuar himnin kombëtar në Indy 500 që u mbajtë në Indiana, me ç’rast i pranishëm ishte edhe babai i saj.

“Përtej nderuar që kam performuar Himnin Kombëtar në Indy 500. Babi, kjo është për ty  [??]  #immigrantsdaughter  [????????] [????????] ” janë fjalët e Bebes sipër videos që ka postuar pas performimit në atë skenë.

Bebe është shprehur krenare që është vajza e një emigranti, duke vënë flamurin e Amerikës dhe atë kombëtar kuq e zi sipër videos dhe duke ia dedikur këtë performancë babait të saj.

Vlenë të theksohet paraqitja e Bebes në skenën e ‘Indy 500’ e cila iu përshtat performancës duke u dukur për mrekulli në kostumin blu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat