Rita Ora nderon viktimat e sulmit në Mançester

Mediale Vip

Rita Ora nderon viktimat e sulmit në Mançester

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:07
Këngëtarja Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora i ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të Mançesterit me një interpretim të përzemërt të këngës së saj “Coming Home” në festivalin e Radio 1.

Ajo ndau disa minuta për t’u ulur dhe kënduar një version emocional, duke ndaluar në gjysme për të bërtitur “Ne ju duam Mançester”.

Fansat e falënderuan këngëtaren që i kushtoi këngën 22 njerëzve të vrarë gjatë mizorisë pas një koncerti të Ariana Grande’s të hënën e kaluar në mbrëmje.

Rita është vetëm njëra nga shumë të famshëm që nderuan viktimat e sulmit në Mançester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat