Egzona publikon një imazh nga shtëpia e mbuluar me trëndafila

Mediale Vip

Egzona publikon një imazh nga shtëpia e mbuluar me trëndafila

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:07
Albatrit Muqiqi dhe Egzona

Prej se është bërë bashkëshortja e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi, Egzona ka marrë gjithë vëmendjen e medieve rozë si dhe publikut.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë çifti simpatik u bënë prindër për herë të parë të një vajze të ëmbël që e pagëzuan me emrin Amelia.

Derisa çifti janë duke përjetuar ditët më të lumtura me Amelian, Egzona shumë shpejt ka arritur ta kthejë trupin në formë.

Ajo i është kthyer edhe punës.

Në një fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory, Egzona duket shumë bukur.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale.

E së fundmi Egzona ka publikuar edhe një imazh të shtëpisë.

E mbushur plotë me trëndafila, shtëpia duket shumë e bukur.

“Home”, kishte shkruar Egzona duke mos treguar nëse është shtëpia te Albatriti apo te prindërit e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat