Fansi i obsesionuar vazhdon ta ndjekë Rihanna-n

Mediale Vip

Fansi i obsesionuar vazhdon ta ndjekë Rihanna-n

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:32
Rihanna

Rihanna ende është objektiv i një personi i cili ishte arrestuar jashtë apartamentit të saj në New York, gjatë kësaj jave.

Salmir Feratovic është deklaruar fajtor për hyrje pa leje, dhe ishte dënuar me pesë ditë arrest.

Megjithatë ai u lirua më herët për sjellje të mirë, dhe ishte parë rrugëve të New York ditën e mërkurë.

Arrestimi i tij i fundit duket që nuk do ta pengoj të vazhdoj ta ndjekë Rihannan, gjë që është duke bërë për disa kohë.

Ai veçse është parë tek vendbanimi i saj dy herë në vitin 2016, shkruan TMZ.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat