Aktori shqiptar tregon për martesën e tij me modelen 20 vjet më të re

Mediale Vip

Aktori shqiptar tregon për martesën e tij me modelen 20 vjet më të re

Më: 29 maj 2017 Në ora: 23:03
Artan Imami

Aktori i njohur Artan Imami nuk është në grupin e personazheve që ka dëshirë të promovojë në media ?do projekt të ri në Teatër, por edhe kur e bën këtë, daljet i ka të kufizuara.

Ndërsa, nëse është fjala për intervista më private, puna me të bëhet edhe më e vështirë, gati e pamundur ta “kapësh”. Si një prej personazheve që e mban shumë larg jetën private nga kureshtja mediatike, këtë herë, nga studio e “Rudina” në Tv Klan, Tani ka zbuluar më shumë për jetën e re që po bën prej disa vitesh.
Me gjithë sikletin për të ndarë me publikun jetën private, Artani pranon se prej disa vitesh bashkëjeton me partneren e tij, modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova, dhe tre vjen më parë është bërë baba i një vajze, Odri Mael.

Si? rrëfen ai, kjo zgjedhje me dy emra erdhi për shkak se ?ifti nuk ishin akoma të bindur për t’i vendosur një emër, derisa, pas dy muajsh kur vajza mbeti pa emër, vendosën Odri Mael, pas një kompromisi me Florin për prejardhjen franceze të emrit.

Edhe pse vendosi të bëhet baba në një moshë të vonë, Imami tregon se të qenit baba, si edhe shumë të tjerëve, i ka ndryshuar jetën: “Ajo më ka bërë të jem më i përgjegjshëm, të mendoj me seriozitet për jetën, për të ardhmen, të jem më i disiplinuar. Është mendimi i parë që më vjen në mendje në mëngjes dhe i fundit në darkë”, – tregon aktori pa e fshehur emocionin e babait.

Ndërsa marrëdhenien me partneren e konsideron si një prej më të ve?antave që i ka ndodhur në jetë. Pyetjes së zakonshme të Rudinës “ku jeni njohur ju të dy”, Tani refuzon t’i përgjigjet drejtpërdrejt: “Jemi njohur si? njihen të gjithë njerëzit… ?’rëndësi ka kjo tani?” – vazhdon më tej ai duke mos e fshehur sikletin, por duke shtuar se “fatmirësisht, nga ajo më ka ardhur një dhuratë e mrekullueshme si? është vajza jonë…”

Pyetjes nëse e ka kompleks diferencën prej 20 vitesh me partneren, Imami thonë: “Jo, nëse do ishte e kundërta do ta kisha kompleks, në këto kushte nuk kam arsye…”

Partnerja e Tanit, Florenca Bellova, ka pasur disa eksperienca si modele, mes të cilave ka edhe disa foto provokuese topless. Ajo ka mbaruar universitetin “Katolika” në Milano (Itali), ka vazhduar studimet ne Universitetin e Triestes e më pas ka vijuar me Institutin e Studimeve Politike në Paris (Francë). Pavarësisht studimeve, ajo ka lëvruar modelimin si profesion, por ka edhe disa eksperienca me aktrimin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat