Fiorentina: Kemi të dy të njëjtin problem

Mediale Vip

Fiorentina: Kemi të dy të njëjtin problem

Më: 31 maj 2017 Në ora: 18:40
Fiorentina me Elsamedin

Gongu ka rënë në shtëpi. Ai ka sinjalizuar nisjen e provës së javës dhe për banorët situatat ndryshojnë totalisht.

Fiorentina është në grup me Elsamedin dhe Fotininë dhe gjithçka ata do ta kryejnë bashkë, ndërsa nuk duhet të kenë asnjë lloj kontakti me asnjë prej banorëve të grupeve të tjera.

Elsamedi dhe Fiorentina ulen në oborr së bashku, ndërsa thërresin dhe Fotininë.

Fiorentina e nis komunikimin me Elsamedin duke i thënë se të dy kanë të njëjtin problem në këtë lojë, duke qenë se Olsi është në grup me Ambrën, por edhe me Donë. Elsamedi fillimisht qesh, por më pas i thotë se për të nuk është aspak problem kjo pjesë.

Fiorentina i thotë Elsamedit se ajo nuk do ta djegë provën pavarëisht vështirësive, por i thotë Elsamedit të bëja ai kujdes.

Më pas, Fiorentina i thotë Elsamedit se do të bëjnë banjo dielli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat