E nisi ditën me xhelozi dhe ashtu e mbylli. Fiorentina është kapur sërish me Olsin dhe sërish shkak është bërë Ambra.
Olsi iu bashkua banorëve të tjerë duke u ulur pranë Ambrës dhe e vendos këmbën në karrigen e saj. Aty afrohet dhe Fiorentina që e sheh këtë veprim të Olsit dhe acarohet nga ky gjest.
Ai i shkon nga pas dhe ajo i kërkon të mos i afrohet. Olsi mërzitet dhe vendos të heqë rrobat nga krevati me Fiorentinën dhe të flejë në krevat tjetër.
Fiorentina i shkon pranë, duke i kërkuar të vërë rrobat në vendin e vetë. “Këtu ke ardhur me mua edhe do rrish me mua deri në fund, prandaj futi rrobat aty, ndërsa jashtë bëj çfarë të duash”, i thotë Fiorentina Olsit.