Mediat italiane shkruajnë për Arilena Arën

Mediale Vip

Mediat italiane shkruajnë për Arilena Arën

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 15:05
Arilena Ara

 Suksesi i këngës “Nëntori” të kënduar nga Arilena Ara ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave të huaja, siç është faqja italiane euromusica.org që shkruan për artistë të suksesshëm evropianë, kështu në mesin e këtyre artistë e ka futur edhe artisten shqiptare duke i kushtuar një shkrim me titull “Nëntori: Nga Shqipëri pop-i ndërkombëtar i Arilena Arës”, të cilin shkrim po ju sjellim të plotë më poshtë:

 “Shënojeni këtë emër, sepse do dëgjojmë shpesh të flitet për të: Arilena Ara sapo ka mbushur 19 vjeç dhe ka fituar para katër vitesh X Factor Albania dhe single-i që ka paraqitur në Festivalin e Këngës Magjike, “Nëntori”, veçse ka pushtuar ajrin kombëtar (dhe ka fituar në festival, vendin e tretë dhe çmimin e Baladës më të Mirë), po bën xhiro mjaft edhe në radio të ndryshme të Ballkanit dhe jo vetëm.

Kënga funksionon, është një europop shumë ndërkombëtar, që tregon që edhe në një gjuhë si shqipja mund të dalin këngë vendosmërisht interesante. Imazhi, siç mund të dallohet nga videoja, është shpërthyes dhe, edhe në këtë front, Shqipëria na ka mësuar mirë, sipas KultPlus.

Nuk është singel-i i parë: Arilena ka të publikuar në fakt disa këngë të tjera, mbi të gjitha “Aeroplan” i 2014-ës, por edhe “Business Class”, nuk është aspak keq. Ndërkaq me singel-in e ri janë realizuar dhe disa remix-e.

Image
Nëntori: Nga Shqipëri pop-i ndërkombëtar i Arilena Arës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat