Obama zbulon gjininë e binjakëve të Jay Z dhe Beyonce

Mediale Vip

Obama zbulon gjininë e binjakëve të Jay Z dhe Beyonce

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 18:11
Beyonce dhe Jay Z

Barack Obama mund të ketë zbuluar rastësisht gjininë e binjakëve të Jay Z dhe Beyonce.

Ish presidenti amerikan, është paraqitur në një video, për të paralajmëruar fituesin e çmimit për Tekstshkruesin e “Hall of Fame”, çmim të cilin e mori Jay Z.

Spekulimet veçse kanë filluar se Beyonce mund të ketë lindur binjakët, veçanërisht pasi që Jay Z mungoi në ndarjen e çmimit të lartpërmendur, të enjten në New York.

E sa i përket gjinisë së fëmijëve Obama ka lënë të kuptohet që çifti janë në pritje të vajzave, pasi që ka thënë se Jay Z do ta mund Obaman kur vije puna tek të bijat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat